Një shpërthim vetëvrasës ka lënë të paktën 40 persona të vdekur dhe mbi 140 të lënduar në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.
Suluesit e kaluan post-bllokun e policisë me një ambulancë, duke kaluar kështu në një rrugë që është e mbyllur për transportin publik.
Shpërthimi, përgjegjësinë për të cilin e morën talibanët, ndodhi afër ministrisë së Brendshme dhe zyrave të Bashkimit Europian, e të Këshillit të Lartë për Paqe.
Para një jave, militantët talibanë vranë 22 persona në një hotel luksoz të Kabulit, ndërsa zyrtarët kanë kërkuar që të rritet gatishmëria, pasi numri i të vdekurve mund të rritet.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.