Lajmet e fundit

Ushtria izraelite tha se shënjestroi vende që i përkisnin Hezbollahut, një milici dhe parti politike myslimane shiite, në Luginën Bekaa, një zonë ku grupi ka një prani të fortë.
Hezbollahu konfirmoi se të paktën gjashtë anëtarë të tij ishin vrarë, përfshirë një komandant të lartë në terren, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sulmet janë ndër më vdekjeprurëset në Liban që nga një armëpushim që i dha fund luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut në nëntor 2024.
Pavarësisht marrëveshjes, e cila erdhi pas 13 muajsh konflikti , Izraeli ka kryer sulme pothuajse të përditshme në Liban.