11 persona kanë mbetur të vdekur pasi dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në plazhin Bondi në Sydney.
Si pasojë e sulmit, 29 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, cak i sulmit dyshohet se kanë qenë hebrenjtë, të cilët ishin mbledhur në këtë plazh për një aktivitet.
Autoritetet australiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa prania e sigurisë në zonë është shtuar ndjeshëm.
Ndiqni kronikë për detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=QZ7CHpLymnU
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.