Përkujtimi nisi me ndezjen e qirinjve.
Kjo u bë t para fotografive të 239 izraelitëve që më 7 tetor u rrëmbyen nga forcat e Hamasit.
Nderimi për viktimat e këtij sulmi terrorist u bë me 1 minutë heshtje në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, derisa u pasua me pamjet e asaj çka ndodhi muajin e kaluar.
Në organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Izraelit u tha se kjo ngjarje është më e rënda që nga Holokausti, njofton Klan Kosova.
Virtualisht, një grua që ka të rrëmbyer familjarë, pos me fotografi, edhe me fjalë tregoi për tmerrin që e përjetuan.
Në Prishtinë u kërkua lirimi i të kidnapuarve, derisa s’u kursye as mbështetja për popullin izraelit.
https://www.youtube.com/watch?v=-hrrUX5mXtU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.