Edhe një javë pas sulmit terrorist në Banjskë, u kap armatim e municion.
Por veç artirelisë që u konfiskua nga Policia e Kosovës, shumë më shumë po thuhet se qëndron nëpër duartë e serbve anë e kënd veriut, për çka po kërkohet që të nis një çarmatosje e asaj zone, transmeton klankosova.tv.
Sipas ish-gjeneralit të Forcës së Sigurisë, Kadri Kastratit, ky proces do ndikonte për ta ndalur ndikimin e shtetit serb, e do të ishte legjitim duke përfshirë edhe kontrollet nëpër objekte fetare.
Ky veprim po shihet i duhuri edhe për ekspertët e sigurisë sidomos pas zhvillimeve në Banjskë.
Njëfarë demilitarizimi të popullatës në veri e përmendi edhe kryetari i Partisë së Serbve të Kosovës, në një prononcim për Klan Kosova gjatë javës që lam pas.
https://www.youtube.com/watch?v=IYYW3BmAMy8
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.