Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA-ja kanë filluar "operacione të mëdha luftarake" në Iran duke akuzuar regjimin iranian për kryerjen e një "fushate të pafundme gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive që synon Shtetet e Bashkuara".
Ai publikoi një video në Truth Social në orët e para të mëngjesit në SHBA, pak pasi u raportuan shpërthime në kryeqytetin iranian Teheran, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Çfarë tha ai?
Presidenti amerikan tha se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore" dhe shpjegon se kjo është arsyeja pse Operacioni "Heakri i Mesnatës" goditi programin bërthamor të Iranit në Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Trump pretendon se Irani ka hedhur poshtë çdo mundësi për të hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore dhe ka vazhduar të zhvillojë raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të kërcënojnë aleatët në Evropë, trupat amerikane jashtë shtetit dhe "së shpejti mund të arrijnë në atdheun amerikan".
Ai thotë se SHBA-të do ta ngrenë industrinë e raketave të Iranit në tokë dhe do ta "asgjësojnë" Marinën e saj.
Trump thotë se regjimi iranian ka kënduar "Vdekje Amerikës" për 47 vjet.
"Jeta e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humbasë dhe ne mund të kemi viktima", shton ai.
"Ora e lirisë suaj është afër", i thotë Trump popullit të Iranit dhe u bën thirrje atyre të "marrin kontrollin e qeverisë suaj".
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.