Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka reaguar pas sulmit të ShBA-së në Venezuelë.
Përmes një postimi në X, Kallas theksoi se ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, duke shtuar se Bashkimi Evropian po monitoron nga afër situatën në Venezuelë, transmeton Klankosova.tv.
“Kam folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Ambasadorin tonë në Karakas. BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë”, ka shkruar ajo.
Kryediplomatja ndër të tjera shtoi se BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor.
Tutje, ajo bëri thirrje për përmbajtje, teksa theksoi se siguria e qytetarëve të BE-së në Venezuelë është përparësia kryesore e tyre.
“BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor. Në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje”.
“Siguria e qytetarëve të BE-së në vend është përparësia jonë kryesore”, ka shkruar ajo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.