Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar një dy zyrtar policorë.
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime nga I dyshuari dhe kanë pranuar tretman mjekësorë.
Ndërkaq, i dyshuari pasi ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është liruar me procedurë të rregullt.
“Prishtinë 21.11.2025 - 02:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerje të veprës së lart-cekur, gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj në konsultim me prokurorin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.