Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku i dyshuari, i cili po udhëtonte me motoçikletë, nuk iu është ndalur urdhrave të policëve dhe më pas i ka goditur ata.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.