Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 pas një mosmarrëveshje paraprake, shkruan KlanKosova.tv.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
"Pejë 28.03.2026-20:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje"./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.