Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe pasi zyrtarët policorë e ndaluan, dyshohet se i njëjti ka sulmuar policët ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Ndërkohë i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.