Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se njëri nga zyrtarët policorë kishte pësuar lëndime të lehta trupore.
“Klinë 28.06.2025 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.