Seanca dëgjimore për sulmuesit e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri u mbyll për media
Fillimisht ajo ishte caktuar për në orën 9.30 por u shtye deri në orën 13 pasditën e së dielës.
Për dy të dyshuarit Korab e Dukagjin Lulaj prokuroria kërkoi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditës.
Me kërkesën e prokurorisë nuk u pajtuan avokatët e të dyshuarve.
Madje mbrojtja pohon se ende nuk e dinë arsyen e sulmit.
Të dyshuarve iu vazhdua ndalimi edhe për 48 orë derisa gjykata të merr vendim lidhur më kërkesën për caktim të masës së paraburgimit.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Endrita Bajrami:
https://www.youtube.com/watch?v=EHo-E2wHXe8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.