Lajmet e fundit

Sportisti, Alaudin Suma, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U-20 në hedhje të gjyles 6kg, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Ai me këtë arritje shënoi suksesin më të madh në karrierën e tij, njofton Klan Kosova.
Suma është Shpresë Olimpike 2020 e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kujtojmë se dje medaljen e artë po në hedhje të gjyles e fitoi garuesi tjetër nga Kosova, Muhamet Ramadani.