Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar qarkullimi i qytetarëve pa teste në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se gjatë ditës së sotme është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve që kanë kaluar nëpër pikën kufitare.
“Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar qarkullimi i lirë në të dy anët e kufirit. Sot është vërejtur një fluks i madh nga dy anët e kufirit”.
“Besoj se kanë qenë gjenerata të ndryshme për shkak se dihet që krejt Kosova kemi lidhje të ndryshme farefisnore”.
“Kemi nxënës dhe studentë në të dy anët e kufirit që kanë nevojë t’i vizitojnë familjarët e tyre”.
“Është e vërtete se bizneset përgjatë magjistrales përfitojnë sepse 90 për-qind e punës së tyre shtohet prej kalimtarëve”.
https://www.youtube.com/watch?v=q-iD9COEL7U
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.