Të rinjtë po i argëton pa masë. Por, festivali Sunny Hill sivjet i ka shtuar vetës edhe një qëllim.
Përmes kampanjës "Më lërë të lirë", këta duan të ndikojnë që kosovarët të lëvizin pa pengesa në Evropë.
Një gjë të tillë e kërkoi edhe vetë këngëtarja Dua Lipa, që është organizatore e këtij festivali.
Këtë thirrje e mbështeti edhe presidentja Vjosa Osmani, kur shkoi ta vizitonte Sunny Hill-in.
Kosova në festivali u promovua edhe nga këngëtari kolumbian J Balvin, që për herë të parë performoi këtu, të premten.
Ky ngriti flamurin e Kosovës në skenë para më shumë se 20 mijë personave.
https://www.youtube.com/watch?v=TwrHpHvdv0o
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.