Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor veshën fanellat për të treguar për kë bëjnë tifo, para Super Bowl-it të së dielës.
Komandanti i stacionit Shane Kimbrough dhe inxhinierja e fluturimit në NASA, Peggy Whitson shihen duke kërkuar ndërresën e skuadrës së preferuar në një video të publikuar nga NASA të premten, njofton Klan Kosova.
Kimbrough doli të jetë tifoz i Atlanta Falcons, ndërsa Whitson veshi fanellën e New England Patriots, ndërsa uruan skuadrat për arritjen në të 51-tin Super Bowl.
Astronautët më pas hodhën topin që falë mungesës së gravitetit dhe shpejtësisë së rrotullimit të anijes arriti largësi dhe shpejtësi vërtet astronomike.
Ndërsa astronautët do të jenë duke fjetur kur luhet ndeshja, mundësinë për ta parë do ta kenë të nesërmen.
https://www.youtube.com/watch?v=PJlRLXht0mw&feature=youtu.be
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.