Këto çizme bionike do t’ua mundësojnë të vraponi me shpejtësi 40 km/h.
Keahi Seymour, nga San Francisko, ka krijuar një prototip të një pajisjeje që vishet, i cili ndihmon përdoruesit të vrapojnë me një super shpejtësi, ashtu si një makinë.
Seymour ka zhvilluar deri tani disa prototipa të këtyre çizmeve. Çizmet bionike ishin projekti i tij i ëndrrave, që më në fund arriti ta bëjë realitet. Ai i shfaqi çizmet e tij të shpejta gjatë eventit “World Maker Faire” të zhvilluar në Nju Jork.
Ai shpenzoi shumë kohë duke studiuar lëvizjet e kafshëve më të shpejta kur vendosi që të krijojë çizmet e shpejta.
https://www.youtube.com/watch?v=VCnT-qWTE84
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.