Trajneri, Driton Kuka, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Nën praninë e disa kampioneve olimpike, me një ceremoni solemne, selektori i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, u dekorua.
Kuka u shpreh i lumtur me këtë nderim, derisa falënderoi familjarët e të gjithë kontributdhënësit në rrugëtimin e tij, të cilin e përshkroi si jo të lehtë.
Për Kukën, fjalët ishin të mëdha, ku e vlerësuan për gjithë punën ndërvite. Me këtë titull që iu dha atij, e lumtur u shpreh edhe kampionja, tashmë trajnerja, Majlinda Kelmendi.
https://www.youtube.com/watch?v=j6sPM1qMBoQ
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.