Në kuadër të Superligës së Kosovës, janë zhvilluar tri ndeshjet e para të stinorit pranveror.
Prishtina arriti të shënojë fitore duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 4:0, transmeton Klan Kosova.
Për kryeqytetasit shënuan Endrit Krasniqi dhe sulmuesi afrikan Otto John në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë shënuan Gauthier Mankenda dhe Meriton Korenica.
Fitore korri edhe Ballkani i Suharekës, duke mposhtur Drenicën me rezultat 2:0.
Ata që shënuan në këtë takim ishin futbollistët Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha.
Ndërsa në ndeshjen e tretë ndërmjet Ferizajt dhe Feronikelit nuk pati fitues. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.