Ylli i skuadrës franceze Paris Saint-Germain, Neymar pozoi në një fotografi me Lizën, anëtare e grupit të vajzave K-pop BLACKPINK, gjatë vizitës së tyre në Paris.
Grupi ishte në kryeqytetin francez për ngjarjen bamirëse “Le Gala des Pieces Jaunes” dhe Lisa ngarkoi fotografinë në Instagram të mërkurën përpara se Neymar ta ripostonte në llogarinë e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se braziliani është një adhurues i madh i muzikës së BLACKPINK, pasi kishte shpërndarë këngën e tyre Pink Venom në llogarinë e tij në Twitter në gusht të vitit 2022.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.