Gjykata Supreme e Kosovës e ka vërtetuar përfundimisht pezullimin e vendimeve për leje ujore dhe mjedisore për Hidrocentralin "Lepenci 3" pas ankesës së Organizatës për Mbrojtje të Mjedisit “Gjethi” dhe Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike.
“Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vazhdimit gjyqësor të parashtruar nga pala e interesuar kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Këtij vendimi po i gëzohen ata të cilët u ankuan, pasi thonë se investime të tilla në lumë, po cilësohen si vdekje e tij.
Nuk dihet ende nëse vendimi ka shkuar edhe te kompania punuese Hidroenergji "Lepenci 3", pasi të shtunën u pa se puna po vazhdon.
E Klan Kosova e pati të pamundur të kontaktojë me dikë, meqë zona ishte e rrethuar, ndërsa nuk u gjet asnjë faqe zyrtare e kompanisë.
https://www.youtube.com/watch?v=l2VdnqU4Bcc
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.