Gjykata Supreme ka vendosur për gjashtë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e subjektit politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), e Koalicionit PAI- PDAK-LPB, ankesën e Emilija Rexhepit, nga radhët e subjektit politik Nova Demokratska Stranka (NDS), ka refuzuar ankesën e subjektit politik Nova Demokratska Stranka, ankesën e kandidatit për deputet nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiut.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.