Në Gjykatën Supreme u mbajt shqyrtimi i rastit të Dardan Krivaqës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Gjatë seancës, Krivaqa mori fjalën, kërkoi falje dhe deklaroi se veprimi nuk ka qenë i qëllimshëm, duke thënë se ishte nën ndikimin e narkotikëve.
Avokati Skender Musa, po ashtu kërkoi nga trupi gjykues që në rast të kthimit të rastit në rigjykim, e Gjykata Themelore e Ferizajt të mos e marrë në trajtim rastin, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë zhvillim, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, që përcolli nga afër seancën gjyqësore, tha se ka shumë mundësi që Gjykata ta zbut dënimin e Krivaqës.
“Fatkeqësisht po, besoj se vendimi i gjykatës do të jetë zbutje dënimit ose diçka e ngjashme, për shkak se krejt procesi gjyqësor ka filluar e ka vazhduar me shumë telashe. Është kthyer dy herë në rigjykim në Themelore, pastaj Apeli, Supremja e ka kthyer një herë të Apeli, mandej edhe kjo seanca që është mbajtur sot”, tha Tërshani.
“Mund të themi se ka më tepër huqje të përpilimit të aktgjykimit dhe administrimit të provave”, u shpreh ajo në “Kosova Today”.
https://www.youtube.com/watch?v=0V1_0pCN6Bg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.