Katër policë nga Njësia e Reagimit të Shpejt janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Siç thotë ish- gazetari i Klan Kosovës, Lirim Mehmetaj, shkak për këtë vendim u bë një shaka për Dimal Bashën, në një grup të mbyllur mes kolegësh.
''Çfarë skandali...
Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla.
Qysh more përjashtohen policët specialë?
A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit.
I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.