Ministria e Shëndetësisë e ka suspenduar përkohësisht drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, pas vendimit të marrë në mbledhjen konstituivë të bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
“Arsyetimi që i është dhënë për largimin të përkohshëm është që të kemi një siguri ne si bord në këtë fazë në sigurimin e informacioneve dhe raporteve të ndryshme që na duhet t’i analizojmë”.
Në vend të tij u emërua si ushtrues detyre Bujar Kaquri i cili menjëherë u deklarua për media.
“Planet dhe objektivat që do të përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe së bashku do të punojmë drejt realizmit të këtyre planeve dhe funksionalizmit të skemës së sigurimeve shëndetësore”.
Përveç kësaj, bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore zgjodhi edhe kryesuesen dhe zëvendëskryesuesin e bordit.
https://www.youtube.com/watch?v=P-b-SkpMAMc
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.