Një ditë pas tensioneve në dy komunat veriore, në Zveçan dhe Leposaviq, situata ka qenë e qetë.
Në Zveçan, të shtunën është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës në ballë të ndërtesës së Komunës, derisa kryetarit të Leposaviqit që doli në zyrë edhe të shtunën, i shkoi në vizitë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Klan Kosova.
Ministri u shpreh i bindur se vështirësitë e shfaqura do tejkalohen.
Qytetarët serbë janë shfaqur të pakënaqur me fillimin e punës së kryetarëve shqiptarë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=KnOKp94xEfA
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.