Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka arsyetuar premtimet e njejta që i japin partitë në secilin vend ku mbajnë fushatë, duke thënë se është normale që ata t'i thonë gjërat e njejta pasi që ua kanë borxh prezantimin e planit që është i njejtë, porse pret nga ta që të gjejnë specifika konkrete në vendet që i vizitojnë, njofton Klan Kosova.
“Zotëri Veseli, zotëri Haradinaj e zotëri Limaj kanë thënë çka kanë pasur për të thënë, nuk mund të shpikin premtime dhe zotime çdo ditë”, tha Syla në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Syla ka thënë se është normale që ata t’i thonë gjërat e njëjta në secilin vend që e vizitojnë pasi që duhet ta trajtojnë njëjtë votuesin në Viti, Vushtrri dhe vendet tjera.
Sipas tij, nuk ka asgjë jonormale në këtë aspekt, porse tregon që ata mund të gjejnë specifika konkrete për rajonet ku shkojnë, dhe se duhet të gjejnë diçka konkrete për rajonin që e vizitojnë, sa i përket premtimeve që i japin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.