Sot Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot kanë mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie për ekspozitën e Shkëlzen Gashit.
Për këtë zhvillim sonte në emisionin Rubikon ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla.
Ai tha në Klan Kosova se gjatë protestës ndodhi një incident ku u lëndua kryetari Hysni Gucati.
"Disa policë të rinj aty, me gjasë nuk po e kuptojnë rolin e tyre e kanë lënduar kryetarin e Veteranëve të Luftës pikërisht në plagën ku e ka marrë në vitin 98-të dhe është dashur të marrë trajtim mjekësor dhe tash gjendet i shtrirë në shtëpi dhe me gjasë prapë do të ketë nevojë për trajtim", deklaroi Syla në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=VfXfTnWm1sc
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.