Sylvester Stallone ka blerë një shtëpi të re pasi ia shiti artistes Adele rezidencën e tij në Beverly Park.
Aktori 75-vjeçar shiti më parë shtëpinë e tij të mëparshme për 58 milionë dollarë dhe tani ka blerë një rezidencë në Hidden Hills për “vetëm” 18.2 milionë dollarë.
Dirt.com raporton se shtëpia e re ndodhet në fund të një blloku në një komunitet të mbyllur. Shtëpitë e ndryshme në pronë kanë gjithsej 10,460 metra katrorë hapësirë jetese me katër dhoma gjumi dhe 6 banja.
Shtëpia përmban një kuzhinë të hapur me pajisje Wolf dhe SubZero, një dhomë mediash, një zonë ndenjjeje në banjën e suitës kryesore, dollapë të dyfishtë, një palestër me mure pasqyre dhe një bodrum vere, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.