Taekwondisti, Arbër Bajra, është sportisti i parë i kualifikuar nga Kosova në Lojërat Evropian, që prej 21 qershor deri më 1 korrik mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë.
Konfirmimi për Bajrën ka ardhur nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Unioni Evropian i Taekwondosë.
Bajra do të garojë në kategorinë deri në 80 kilogramë, transmeton Klan Kosova.
Sportistët e taekwondosë kualifikohen për në LE 2023, bazuar në renditjen e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa nga një Komitet Olimpik Kombëtar kualifikohet vetëm një për kategori.
Garat e taekwondosë në Lojërat Evropiane 2023 janë edhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Krahas taekwondosë, KOK pritet të përfaqësohet edhe me sporte tjera, disa prej të cilave llogariten edhe si Kampionate Evropiane dhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.