Sportisti i vetëm që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang është bërë gati të kthehet nga atje
Albin Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të niset për në shtëpi, përcjell Klan Kosova.
“Do të më mungoj Pyeongchang, por fatkeqësisht toka ime më mungon më shumë”.
“Prandaj, po kthehem në shtëpi”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot është dita e fundit e Lojërave Olimpike Dimërore, ku do të mbahet edhe ceremonia përmbyllëse.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.