Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se pushteti aktual, i zvarrit punët deri në fund.
Sipas tij, situata politike në vend po vazhdon po e njëjta, pa diçka të re, transmeton Klankosova.tv.
“Ky formacion politik që është duke udhëhequr Kosovën, e ka me i vazhgitë punët deri në fund. Prapë po ndodh e njëjta, prapë po shkon avazi i njëjtë”, tha Tahiri.
Ai shtoi se është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit për t’ia dhënë Kosovës presidentin.
“O s’ka dashtë, me pas dashtë kish vepru me proces të konsultimit të mirëfilltë”, tha Tahiri.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.