Skitari Albin Tahiri tha se ndihet mirë sa herë që garon për Kosovën.
Tahiri tha, në një intervistë për kanalin më të madh kinez CGTN, se sporti është mënyra më e mirë për ta promovuar vendin tonë.
"Është gjithmonë mirë ta përfaqësosh vendin tënd. Është mënyrë më e mirë për ta promovuar Kosovën, e cila e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga më shumë se 115 shtete".
"Dua të falënderoj vendin tuaj për mikpritjen. Nëse dy vendet tona do të kenë raporte të mira ashtu siç edhe na keni mirëpritur, besoj që shumë shpejt edhe ju do të jeni një nga vendet që mund ta njihni Kosovën".
Ai në Lojërat Olimpike Dimërore përfundoi në top 30.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.