Ushtria e Tajlandës ka nisur sulme ajrore në kufirin me Kamboxhian pas përleshjeve që rezultuan në vdekjen e një ushtari tajlandez dhe plagosjen e tre civilëve kamboxhianë.
Sipas Tajlandës, sulmet u ndërmorën pas një napadaje kamboxhiane në provincën Ubon Ratchathani, ku forcat kamboxhiane akuzohen se kishin hapur zjarr, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Kamboxha mohoi akuzat, duke thënë se ishin forcat tajlandeze ato që nisën sulmin e parë.
Ky incident pason një tjetër përplasje ditën e diel në zonën e Sisaket, ku të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për nxitjen e dhunës.
Përleshjet e fundit vijnë pas një armëpushimi të arritur në korrik, ndërsa tensionet mes dy shteteve mbeten të larta.
Evakuimet janë zhvilluar në të dyja anët e kufirit, ku dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen për shkak të luftës. Autoritetet ndërkombëtare kanë apeluar për vetëpërmbajtje dhe përdorimin e kanaleve të komunikimit për shmangien e përshkallëzimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.