Nga stuhia dhe erërat e forta u rrëzua çatia dhe qendra e aktiviteteve të një shkolle në veri të Bangkokut në Tajlandë, ku për pasojë nëntë persona vdiqën.
Në mesin e viktimave të së hënës mbrëma janë edhe katër fëmijë, duke përfshirë edhe një gjashtëvjeçar. Tetëmbëdhjetë të tjerë nga lëndimet që pësuan, u shtruan në spital, njofton KlanKosova.tv.
Viktimat kishin shkuar brenda qendrës së aktivitetit për t'u strehuar nga shiu, e ku katër fëmijët, me dy prindërit e një anëtar të stafit të pastrimit të shkollës, humbën jetën. Departamenti meteorologjik njoftoi për shi të dendur në veri të Tajlandës gjatë gjithë javës.
E hëna ishte edhe fillimi zyrtar i sezonit të shirave, ku në muajt e parë reshjet janë goxha të dendura.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
https://www.youtube.com/watch?v=3CiaHBHcSNo
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.