Ivanka Trump 33 vjeç, ka dalë në një aktivitet të saj, në ceremoninë e hapjes së Trump Golf në New York.
Me një fustan të shkurtër Ivanka ka shfaqur këmbët e saj në një model fustani të mëndafshtë me lule, por 33 vjeçarja ishte me taka të larta në fushën e golfit gjë për të cilën nuk është e preferuar, por megjithatë ajo dukej bukur.
Në faqën e saj, Ivanka, vajza e Donald Trump e ka përshkruar Golf Course Ferry Point si një mundësi e re që të jetë një nga kurset më të mëdha të vendit tonë mu në mes të New York City, për diçka që banorët kanë qenë në kërkim për një kohë shumë të gjatë, transmeton Klan Kosova.
Ivanka e cila është e martuar me biznesmenin Jared Kushner kohët e fundit ka zbuluar se ajo rregullisht ushtron dhe madje ka marrë pjesë edhe në një martatonë 13 milje në Central Park muajin e kaluar.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.