Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni, pas takimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, tha se ky takim kishte më shumë karakter njoftues.
“Ky takim nuk ishte i natyrës së raportimit ishte më shumë i karakterit të njoftimit para anëtarëve të komisionit, pasi që janë anëtar pa përvojë në këtë fushë. Edhe nga drejtori edhe nga anëtarët u tha se do të ketë bashkëpunim mes dy palëve” deklaroi Quni.
Ndërsa anëtarja tjetër e komisionit, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, tha se siguria në vend është në gjendje normale.
“Ky ishte takimi i parë me drejtorin e AKI-së dhe takimi i sotëm ka qenë më shumë njoftues. Ajo çka mund të them për qytetarët është që siguria e vendit është në gjendje normale, nuk ka asgjë për t`u bërë ‘merak’” deklaroi deputetja Musliu.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.