Kur më 14 qershor do takohen në Gjakovë, nuk dihet nëse do kapën kështu krah për krahu.
Të mërkurën bëhen fiks një javë që kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i nisi një draft-statut për Asociacionin, Bashkimit Evropian e ShBA-ve, për të cilin homologu i tij kosovar ende s`ka thënë asnjë fjalë.
Takimi i mesjavës mes dy qeverive do të jap një pasqyrë më të qartë, anise se po vlerësohet hap pozitiv që nuk pati reagim negativ.
Për një Asllan Bajramin si ish-gazetar në Tiranë, Kosova nuk bënë t’i hidhërohet kryeqeveritarit shqiptar për propozimin të paktën jo derisa presidenti serb të merret me Kosovën.
Hatërmbetje jo se jo por bashkërendim me Tiranën Zyrtare, pret Visar Xani, njohës i zhvillimeve që beson se nismën e Ramës e inicioi faktori ndërkombëtar.
Takimet mes dy ekzekutivëve filluan të mbaheshin që nga janari i 2014-ës.
https://www.youtube.com/watch?v=qFXUYP02iaM
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.