Nga tre sa i thirri, veç një i shkoi në konak.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i vetmi lider opozitar që iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidentes, Vjosa Osmani, për diskutim rreth situatës në veri të shtetit.
Mysafiri që edhe e kishte kërkuar takim ndërinstitucional, tha se nikoqires ia shprehu shqetësimet për, siç i quajti ai, ndëshkimet ndërkombëtare ndaj Kosovës, njofton Klan Kosova.
Të parës së shtetit, Haradinaj thotë se i kërkoi të veprojë krahas mandatit të saj për deeskalimin e situatës në veri.
Këtë që e lypi kreu i AAK-së, Partia Demokratike beson se presidentja se ka bërë deri tash.
Kjo ishte edhe një nga arsyet e refuzimit të Memli Krasniqit të enjten.
Derisa kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, shefes së shtetit nuk i shkoi në zyrë por iu përgjigj vetëm me një letër, ku i kërkoi pozicionim kundër asaj, që e quajti popullizëm të kryeministrit në ballafaqimin me aleatët e shtetit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=u8_HAs07RKQ
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.