Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është duke i informuar virtualisht udhëheqësit evropianë pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump
Kështu tha një zyrtar ukrainas të premten, transmeton Klankosova.tv.
Të dy u takuan për më shumë se dy orë, tha zyrtari, dhe Zelensky i tregoi Trumpit disa harta, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti ukrainas, është larguar tashmë nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të takimit që pati me homologun e tij amerikan.
Kjo shënoi përfundimin e drekës së tij të punës me dyer të mbyllura me Trumpin, pas 40 minutave të pyetjeve nga gazetarët pak më herët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë bisedës me gazetarë, Zelensky u shpreh se ai dhe Trumpi kanë filluar ta kuptojnë njëri-tjetrin, teksa Trumpi u shpreh se “ndoshta Putini po më mashtron për kohë” për sa i përket ndalimit të ftesës në Ukrainë.
https://klankosova.tv/zelensky-largohet-nga-shtepia-e-bardhe/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.