Takimi mbi tre orësh ballë për ballë me ta në zyre një ditë më parë, nuk solli rezultat.
Shefi i qeverisë, Albin Kurti, njoftoi në mbledhjen e qeverisë të enjten se shtesat për policinë që u miratuan, mbeten ato që u propozuan në tetor edhe për njësitin special intervenues, të cilët i takoi.
Në pritjen e tij mungoi Sindikata e Policisë, për çka ekzekutivi po kritikohet për ndasi sidomos pas peticionit që këta nënshkruan. Për një ish-drejtor policie, tani opozitar, ashtu si mos-thirrja e sindikatës, gabim është edhe shkuarja pa të.
Edhe anashkalimi i njësive tjera për t'ua dëgjuar hallet, është i padrejtë për një kolonel në pension.
Qeveria njoftoi se në buxhetin e vitit 2024 parashihet shtimi i investimeve kapitale në Policinë e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=OhcmiQq6opU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.