Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka qëndruar për një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
I pari i kësaj komune e informoi Sefajn lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve komunale dhe qendrore.
Në takim u theksua se gjatëqeverisjes së Bahtirit ka rënie të madhe sa i përket incidenteve dhe krimit në komunën e Mitrovicës, kjo edhe falë vullnetit të qytetarëve të kësaj komune dhe punës së mirë të Policisë së Kosovës.
Me këtë rast, Sefaj ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të ministrisë me të cilën udhëheq në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të këtë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës, por për krejt Kosovën në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.