Familjes të një talenti 9 vjeçar të shahut që jeton në Londër, i është dhënë e drejta për të qëndruar në Britani.
Nëntë vjeçari, Shreyas Royal, ishte para largimit nga vendi bashkë me prindërit e tij, pasi që të atit i kishte skaduar viza e punës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Klan Kosova.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Shreyas festonte lejeqëndrimin në Britani duke thënë, "kënaqësi absolute për të gjithë ne".
Shreyas, i cili luan për Battersea Chess Club, ka lindur në Indi por u shpërngul në Britani me familje, kur ishte tre vjeç pasi babai i tij - një menaxher projekti IT, iu ofrua një punë atje.
Zyra e Jashtme, ia ka mundësuar babait të Shreyas për të aplikuar për një vizë tjetër 5 vjeçare, pa e lënë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të "rrethanave të jashtëzakonshme" të talentit të djalit.
Battersea Chess Club, i themeluar në vitin 1885, mirëpriti vendimin e Zyrës së Jashtme me një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Fushata e Shreyas për qëndrim në Britani ishte mbështetur gjithashtu nga ligjvënësi Rachel Reeves, i cili shkroi në Twitter përpara vendimit se "Shreyas është një nga më të mirët dhe më të zgjuarit" dhe bëri thirrje që dëbimi i tij të ndalet.
Në një shkrim në Facebook të hënën, Shreyas njoftoi se pas performancës së tij në kampionatin britanik të shahut është renditur i dyti në botë për grupmoshën e tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.