Kuizi tanimë i dashur për të vegjlit tanë çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës.
Në “Super Mendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre.
Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë të përfunduar, ata do të marrin shpërblime.
Të premten e kësaj jave ishin Tana dhe Isabela, ku përgjatë gjashtë lojërave shpesh edhe barazoheshin.
Qëllimi i një hapësire mediale për mosha e tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit.
Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t'i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë veten.
https://www.youtube.com/watch?v=06IBcuQfKCA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.