Lajmet e fundit

Slogani është bërë një thirrje e zakonshme tubimi mes protestuesve. Demonstratat e nxitura nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgim po hyjnë në javën e shtatë. 22-vjeçarja vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se kishte shkelur rregullat strikte të Iranit që kërkonin që gratë të mbulonin flokët me një hixhab ose shami islamike. Alidoosti është një nga aktoret më të suksesshme të Iranit dhe ka më shumë se tetë milionë ndjekës në Instagram. Ajo luajti në “The Salesman”, i cili fitoi çmimin Oscar më 2016 për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë. Ajo është zotuar më parë se do të qëndrojë brenda Iranit me çdo çmim dhe e ka ndërprerë karrierën e saj për të mbështetur familjet e atyre që u vranë në shtypjen e demonstruesve nga forcat e sigurisë. Aktivistët lokalë të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 328 njerëz janë vrarë dhe 14 mijë e 800 të tjerë janë arrestuar. Postimi i yllit të kinemasë është gjesti i fundit i mbështetjes nga figurat kryesore të artit dhe sportit të Iranit. Muajin e kaluar, futbollisti iranian Sardar Azmoun mbështeti demonstruesit mes dhunës në rritje nga qeveria. Sulmuesi i Bayern Leverkusen dënoi forcat e sigurisë në një Instagram story, duke thënë: "Turp për ju që vrisni lehtësisht njerëzit. Rrofshin gratë iraniane!"