Quentin Tarantino i ka komentuar shtatë filmat për të cilët thotë se janë “të padiskutueshëm”.
Regjisori, i cili ishte i ftuar te Jimmy Kimmel, promovoi librin e tij të sapo publikuar “Cinema Speculation”. Në librin e tij, i cili përshkruan kujtimet dhe pjesërisht historinë e Hollivudit në teorinë e filmit – Tarantino shkruan se ka “shumë pak filma të përsosur”, por sipas tij “Texas Chainsaë Massacre” (shqip: masakra me sharrë elektrike në Teksas), është njëri prej tyre.
Filmi “Slasher” i drejtuar nga Tobe Hooper është bërë një klasik kulti që nga publikimi i tij në 1974, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur nga prezantuesi Jimmy Kimmel se cilët filma të tjerë ai i konsideron si "perfekt", Tarantino u përgjigj: "Epo, nuk ka shumë prej tyre”.
Fituesi i Oskarit vazhdoi të përmendte pesë filma të tjerë që ai beson se i përshtaten asaj kategorie:
Jaws (1975)
The Exorcist (1973)
Annie Hall (1977)
“Some people could say Young Frankenstein, ëhich I can understand” (1974)
Back to the Future (1985)
Tarantino mohoi pretendimet e fundit të Kanye West se ai i vodhi idenë për Django Unchained.
Regjisori, megjithatë, pranoi se West iu afrua atij me një ide për një video muzikore "shumë qesharake" për këngën e tij, hit në vitin 2005 "Gold Digger" që do të kishte "temë skllav" . /Klankosova.tv/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.