Presidenti amerikan, Donald Trump, ka trazuar Bashkimin Evropian me tarifat prej 10% për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania, Holanda e Finlanda nga 1 shkurti, duke u rritur në 25% në qershor për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj kontrollit amerikan në Grenlandë.
Gazetari shqiptar në Amerikë, Lulzim Mulliqi, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se vendimi i Trumpit ka marr publicitet të jashtëzakonshëm në ShBA, duke u nisur nga gazetat më prestigjioze, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, profesori Jeton Kelmendi tha në Klan Kosova se Trumpi është një lider jo fort konvencional, teksa shtoi se ai çështjet mundohet t’i zgjidh në mënyrë e tij pragmatike, siç tha ai, duke sulmuar.
Ndërsa njohësi i politikave të ShBA-së, Bardh Zherka tha se tarifat ekzistojnë vetëm në mendjen e Trumpit dhe një pjese të ngushë të administratës së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=YeGQPHfZvT8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.