Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka bërë të ditur të dielën se do të publikojë albumin e saj të ri, derisa e ka marrë çmimin kryesor në MTV Video Music Awards (VMAs), të dielën.
Këngëtarja fitoi disa çmime në këtë event, duke përfshirë videon më të mirë për "All Too Well".
Swift tha se ishte "shumë e nderuar" që fitoi çmimin dhe shfrytëzoi rastin për t'u treguar fansave se albumi i saj Midnights do të publikohej më 21 tetor.
Fituesit e tjerë përfshinin Billie Eilish dhe Harry Styles, teksa Johnny Depp bëri një paraqitje që ishte xhiruar paraprakisht.
Swift e bëri njoftimin e saj në momentet e fundit të shfaqjes, e cila u drejtua nga Nicki Minaj, Jack Harlow dhe LL Cool J, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Duke pranuar çmimin kryesor të natës, këngëtarja tha: “Jam shumë e nderuar që jam përkrah artistëve dhe regjisorëve kaq të mrekullueshëm".
“Jam shumë krenare për atë që kemi bërë dhe me çdo sekondë të këtij momenti dhe nuk do të kishim mundur ta bënim këtë film të shkurtër nëse nuk do të ishte për fansat”.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.