Këngëtarja Tayloe Swift mbrëmë ka qenë shumë e lumtur dhe krenare me të dashurin e saj, Travis Kelce.
Kjo për shkak se Kelce dhe ekipi i futbollit amerikan që ai luan, Kansas City Chiefs, e kanë siguruar finalen për të luajtur në ngjarjen më të madhe të futbollit.
Swift vazhdimisht ka qëndruar afër të dashurit të saj në festën që u bë mbrëmë, aty të pranishëm ishin të gjithë edhe prindërit e Kelce, Donna dhe Ed Kelce.
Këngëtarja është parë gjatë tërë kohës e afërt me ata derisa e festonin fitoren e Kelce. Ekipi i Kelce e ka mposhtur Baltimore Ravens, 17-10, në ndeshjen e kampionatit AFC, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.